Kovid-19, pandemia nuk ka kursyer vendet e rajonit
Pandemia me sëmundjen Covid-19...

Pandemia me sëmundjen Covid-19 ka arritur pikun e tij më të lartë të të prekurve, pa e kursyer as Shqipërinë dhe Kosovën. Deri më tani në Shqipëri janë prekur gjithsej 46 863 persona, ndërsa luftën me këtë virus deri më tani e kanë humbur 977 persona, ndërsa 24,136 persona kanë rezultuar të jetë të shëruar.
Po ashtu në Shqipëri si raste aktive rezultojnë 21,750, nga të cilët 39 prej tyre janë në gjendje kritike. Me këto numra Shqipëria mbanë vendin e 89 në botë nga pasojat të cilat ka shkaktuar Covid-19.
Nga ana tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 12 raste të vdekjes dhe 524 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 566 pacientë janë shëruar. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 46.118 raste nga 161.907 persona të dyshimtë në virusin Korona dhe 1.186 raste të vdekjes.
Edhe në vendet e Ballkanit shifrat kanë shënuar një rritje enorme, ku gjendja më kritike duket të jetë në Serbi, e cila mban vendin e 39 në botë me 255,758 persona të prekur më Covid, 2227 persona kanë vdekur, ndërsa 31,536 të shëruar. P
as Serbisë radhitet Bullgaria, e cila mbanë vendin e 45 me gjithsej 177,665 persona të prekur, ndërsa 5562 persona kanë humbur betejën, kurse 79,522 janë shëruar. Menjëherë pas sajë radhitet Kroacia me 172,523 raste pozitive, 2562 persona të vdekur ndërsa të shëruar janë 144,691 persona.
Greqia radhitet e 62 në botë me gjithsej 122,648 persona të prekur, 3472 të vdekur, ndërsa 9989 të shëruar. Republika e Maqedonisë së Veriut radhitet e 85 në botë me 72,044 persona të prekur. (Fitim Kryeziu, TVM2)
