“Covid 19”, 19 të vdekur, 982 pozitiv dhe 556 të shëruar

12.12.2020 20:33

Në 24 orët e fundit nga virusi korona...

Në 24 orët e fundit nga virusi korona kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa nga 2805 të testuar janë regjistruar 982 të infektuar.

Nga 19 të vdekurit katër janë nga Shkupi, katër nga Kriva Pallanka, një nga Kumanova, një nga Struga, një nga Velesi, një nga Manastiri, dy nga Ohri, dy nga Gostivari, një nga Kavadari, një nga Dellçeva, dhe një nga Kratova.

Poashtu janë regjistruar edhe 556 të shëruar. Deri më tani numri i të infektuarve ka arritur në 73025 persona, prej të cilëve 48726 janë shëruar, 2096 kanë vdekur, ndërsa 22203 persona vazhdojnë të jenë të prekur me kovid 19. 

Në 24 orët e fundit, në Shkup janë pranuar gjithsejt 37 pacientë, ndërsa në tër vendin numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë që janë në trajtim spitalor është 1,301,  ndërsa ka edhe rreth 190 shtretër të zbrazët 40 prej të cilave në Shkup.