Pllasnicë dhe Shtip, zgjedhje për kryetar komune
Në dy komuna në vend, përkatësisht në Pllasnicë dhe Shtip....

Në dy komuna në vend, përkatësisht në Pllasnicë dhe Shtip sod po mbahen zgjedhjet për kryetarë të këtyre dy komunave.
Votimi ka filluar që nga ora 7 e mëngjesit kur siç bëjnë të ditur nga KSHZ janë hapur të gjitha vendvotimet.
Poashtu po votohet duke respektuar edhe protokolet shëndetësore, për çka në të gjitha vendvotimet janë caktuar pikat për mbajtje të distances dhe është vendosur dezinfektues, ndërsa votuesit e kanë të obligueshme mbajtjen e maskës. Në zgjedhjet për kryetar të komunës Pllasnicës të drejtë vote kanë gjithsej 4153 qytetarë. Ndërsa të drejtë vote në Komunën e Shtipit kanë gjithsej 41.777 qytetarë. Që zgjedhjet të jenë të sukseshme duhet të arrihet cenzusi, përkatësisht në votim të marrin pjesë një e treta e votuesve në listë zgjedhore.
Për shkak të pandemisë zgjedhjet kanë filluar që nga dita e premte, kur votuan personat e sëmurë dhe ato që ishin nën izolim nga kovid 19, të shtunën të drejtën e votës e shfrytëzuan personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.
Për dallim nga zgjedhjet parlamentare në këto zgjedhje nuk do të ketë orar të zgjatur për votim, përkatësisht kutitë e votimit do të mbyllen sonte në orën 19:00.
