Kovid qendrat, 491 persona të hospitalizuar, repartet infektive, ende ka shtretër të lirë
491 persona të dyshuar dhe pozitiv për kovid 19....

491 persona të dyshuar dhe pozitiv për kovid 19 shërohen në repartet infektive në kovid qendrat në kryeqytet. Në 24 orët e fundit janë hispitalizuar 38 pacientë të rinj për shkak të komplikijmeve nga covid 19.
Në Klinikën Interne ka pasur 23 pranime të pacientëve edhe atë pesë pacientë janë pranuar në Klinikën e Nefrologjisë dhe Otorinolaringologjisë, nga tre në Institutin e TBC së dhe Klinikës për dermatovenerologji, dy në Klinikën për sëmundje të syve dhe një në Klinikën për gastroenerohepatologji.
Në Spitalin “8 Shatori” ka pasur shtatë pranime të reja, ndërsa në Klinikën Infektive tetë pacientë.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 16 pacientë. Në Spitalin “8 Shatori” janë të hospitlizuar gjithsej 110 pacientë, në Klinikën për sëmundje Infektive 152, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkrive në Kozle ka 32 pacientë, prej të cilëve 9 fëmijë dhe 23 të rritur. Edhe përskaj numrit të madh të të hospitalizuarve ka edhe 30 vende të lira, ndërsa pritet që të lirohen edhe shtretër shtesë në Klinikën Infektive dhe në Spitalin 8 shtatori. (Flutura Latifi, TVM2)
