Viti i ri gjatë pandemisë, atmosfera para festave, shumica festojnë në shtëpi

13.12.2020 15:46

Në sheshim Maqedonia verëhet frekuentim tek qytetarët....

Dekorim për vitin e ri, muzikë  të gjallë. Në sheshim Maqedonia verëhet frekuentim tek qytetarët. Maskat në fytyrat e qytetarëve tregojnë se jetojme në një kohë pandemie. Sidoqoftë, ata nuk i ndalon që të dalin dhe të blejne dhurata për vete dhe të dashurit e tyre për ditët më të lumutra që do të vijnë.

Thonë se duan të japin dhe marrin dhurata.

“Unë zakonisht dua lule. Për nipat e mi paketa, lojra..”.

“Libra, gjëra më kreative” – tha dy qytetare të Shkupit.

Tregtarët thonë se ky është viti kur ata shfrytëzuan maksimalisht shitjen e bizhuterive dhe lodrave. Ata besojnë se kjo është për shkak të pamundësisë për të dalë nga vendi, për të vizituar një destinacion të ri.

Të gjithë dëshirojnë të krijojnë një atmosferë të rehatshme dhe të ngrohtë në shtëpi, ku kalojnë pjesën më të madhe të kohës.

“Mendoj se në shtëpi do të krijojmë një ambient të ngrohet dhë të mirë. Njërëzit sivjet kanë dalur shumë më hërët për të blerë përshkak të pandemisë” – u shpreh një qytetar.

Qytetarët natën më të lumtur do ta presin në shtëpi. Qyteti i Shkupit ndezi pemën e Krishtlindjes por nuk do të ketë festë për vitin e ri.

Qytetarët të paktën për një moment harrojnë që kanë lënë pas një vit të vështirë, një vit plot sfidash, një vit beteje për ekzistencë dhe vuajtje nga e panjohura, por shpresa mbetet për vitin 2021, të ri dhe më të mirë që do të heq maskat nga fytyrat tona dhe do të rikthejë buzëqeshjet. (Sedat Selimi, TVM2)