Zgjedhejt në Shtip, votimi realizohet pa probleme
Zgjedhjet për kryetar Komune në Shtip...

Zgjedhjet për kryetar Komune në Shtip po realizohen pa probleme dhe pengesa. Të gjitha 77 vendvotimet janë hapur në kohë ndërsa votimi relaizohet duke i zbatuar protokollet shëndetësore, bëjnë të ditur nga Komisioni komunal Zgjedhor.
“Të gjitha këshillat janë të pajisura me mjete dezinfektuese dhe mendoj se mbrojtja e njerëzve është elemnt kyç që gjithçka të vijojë siç duhet”.
Të njejtave aspekte në teren u përmbahen edhe Këshillat Zgjedhor.
“Vendvotimi është hapur në kohë, ka dalje të votuese, gjithçka zhvillohet duke respektuar protokollet dhe nuk kemi deri më tani probleme”.
“Nuk kemi pengesa gjatë votimit, gjithçka bëhet përmes protokolleve njerëzit votojnë me maska” – thanë disa nga të anketuarit.
Qytetarët presin që Kryetari i Komunës që do të zgjidhet të punojë në interes të të gjithë qytetarëve.
“Nuk presim ndryshime të mëdha, por që të realizohen gjërat e premtuara u dëshiroj të të pestëve sukses dhe mendoj se edhe qytetarët duhet të kontribuojnë për një qytet më të zhvilluar” – tha një qytetarë.
Në Komunën e Shtipit të drejtën e votës e kanë 41 mijë e 777 persona, censusi arrihet me një të tretën, apo 13 mijw e 926. Për fitore në rrethin e parë duhet përkrahja e më tepër se gjysmës së qytetarëve që votojnë. (Flutura Latifi, TVM2)
