KSHZ: Jehona e votuesve deri më ora 15:00, në Shtip 23.03% , në Pllasnicë 33.47%

13.12.2020 16:46

Komisioni shtetëror zgjedhor...

Komisioni shtetëror zgjedhor informon se jehona e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Shtipit dhe Pllasnicës deri në ora 15:00 është 23.03% në komunën e Shtipit dhe 33.47% në komunën e Pllasnicës.

Nga KSHZ informojnë se procei i votimit po rrjedh në mënyrë të qetë dhe pa probleme, kurse të gjitha vendvotimet jaë hapur me kohë. 

Poashtu po votohet duke respektuar edhe protokolet shëndetësore, për çka në të gjitha vendvotimet janë caktuar pikat për mbajtje të distances dhe është vendosur dezinfektues, ndërsa votuesit e kanë të obligueshme mbajtjen e maskës.

“Të gjitha vendvotimet ishim me kohë të hapura, përkatësisht në ora 07:00 të mëngjesit. Deri në këto momente deri te KSHZ, nuk ka arritur asnjë ankesë në lidhje me procesin e votimit. Sipas rregullores së zgjedhjeve, që zgjedhjet të jenë të suksesshme duhet në zgjedhje të dalin një e treta e votuesve” – u shpreh zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Në zgjedhjet për kryetar të komunës Pllasnicës të drejtë vote kanë gjithsej 4153 qytetarë. Ndërsa të drejtë vote në Komunën e Shtipit kanë gjithsej 41.777 qytetarë. Për shkak të pandemisë zgjedhjet kanë filluar që nga dita e premte kur votuan personat e sëmurë dhe ato që ishin nën izolim nga kovid 19, të shtunën të drejtën e votës e shfrytëzojnë personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.

Për dallim nga zgjedhjet parlamentare në këto zgjedhje nuk do të ketë orar të zgjatur për votim, përkatësisht kutitë e votimit do të mbyllen sonte në orën 19:00. (Ersan Pajaziti, TVM2)