“Covid 19”, 25 të vdekur, 613 pozitiv, 668 të shëruar

13.12.2020 17:49

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1837  testime të bëra ka regjistruar 613  raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 25 persona  ndërsa  janë shëruar 668  pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi, me 204 raste, i pasuar nga Kavadari me 38, Kumanova me 35, Tetova 29, Prilepi dhe Ohri 27, Gostivari dhe Velesi me 24 dhe qytetet e tjera me numër më të vogël të të infektuarve.

Betejën me “Covid 19” e kanë humbur 25  pacientë, prej të cilëve 8 pacientë nga Shkupi, nga 3 në Manastir dhe Gostivar, nga 2 në Kumanovë dhe Veles, dhe nga një pacient në Prilep, Kavadar, Gjevgjeli, Strumicë, Radovish, Shën Nikollë dhe Resnjë. Në kovid qendrat në vend po shërohen 1304 pacientë dhe ka rreth 200 vende të lira, bënë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Prej tyre 491 janë në spitalet e Shkupit, 110 në Spitalin e Kumanovës, 109 në Spitalin e Ohrit dhe 94 në Spitalin e Prilepit.

Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 73.638,  prej tyre  janë shëruar 49.414, derisa jetën kanë humbur 2121. Numri i rasteve aktive shënon  22.103. (Flutura Latifi, TVM2)