Zgjedhjet në Shtip, votimi po rrjedh pa probleme
Zgjedhjet për kryetar të komunës së Shtipit po vijojnë pa pengesa....

Zgjedhjet për kryetar të komunës së Shtipit po vijojnë pa pengesa, përveç një denoncimi në sektorin për punë të brendshme për votim të dy personave të cilët kanë pasur vendim për izolim, në komisionin zgjedhor komunal nuk ka ankesa tjera për parregullsi apo rrezikim të të drejtës së votës.
Vendvotimi në lagjen “Makedonka”, ku ishin vizatuar grafite me simbole partiake, filloi me pesë minuta vonesë.
“Vendvotimi është hapur në ora 07:05 minuta. Grafitet shënuara nëpër muret e shkollës janë mbuluar, siç mund të shihet muri është lyer. Ashtu që vendvoimi është hapur në ora 07 e 5 minuta, pa probleme shtesë” – tha Nënkryetarja e Këshillit Zgjedhor, Gallaba Veresa Dimova.
Në numrin më të madh të vendvotimeve, votimi po rrjedh pa probleme.
“Për momentin votimi po rrjedh pa probleme. Dalja është diku rreth 30%, nga 514 votues të shënuar në listën zgjedhore, deri në ora 15:00 kanë dalur 150 votues” – tha Gallaba Veresa Dimova.
Shtipjanët presin që kryetari i ri i komunës ti përmbush premtimet zgjedhore.
“Presim që të bëjë gjithçka që duhet për Shtipin.”
“Mbetëm pa kryetar komune dhe nuk mund të silleshin vendime për ndërtim. Nuk mundeshin të nxirnim dokumente të nevojshme për ne, ashtu që ishte patjetër të zgjidhnim kryetar.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar.
Sipas rregullores së zgjedhjeve, që të jenë të suksesshme zgjedhjet nevojitet të dalin në zgjedhje më së paku një e treta e votuesve të shënuar në listën zgjedhore. Kandidati për të cilin do të votojnë më shumë se gjysma e votuesve do të bëhet kryetar i komunës së Shtipit. (Ersan Pajaziti, TVM2)
