KSHZ: Jehona e votuesve deri më ora 17:00, në Shtip 28.01%, në Pllasnicë 38.11%
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve informon....

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve informon se jehona e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Shtipit dhe Pllasnicës deri në ora 17:00, është 28.01% në komunën e Shtipit, dhe 38.11% në komunën e Pllasnicës.
Nga KSHZ informojnë se procei i votimit ka rrjedhur në mënyrë të qetë dhe pa probleme, kurse të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.
Poashtu është votuar duke respektuar edhe protokollet shëndetësore, për çka në të gjitha vendvotimet janë caktuar pikat për mbajtje të distancës dhe është vendosur dezinfektues, ndërsa votuesit e kanë të obligueshme mbajtjen e maskës.
“Të gjitha vendvotimet ishin me kohë të hapura, përkatësisht në ora 07:00 të mëngjesit. Deri në këto momente deri te KSHZ, nuk ka arritur asnjë ankesë në lidhje me procesin e votimit. Sipas rregullores së zgjedhjeve, që zgjedhjet të jenë të suksesshme duhet në zgjedhje të dalin një e treta e votuesve” – u shpreh zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.
Në zgjedhjet për kryetar të komunës Pllasnicës të drejtë vote kanë gjithsej 4153 qytetarë. Ndërsa të drejtë vote në Komunën e Shtipit kanë gjithsej 41.777 qytetarë. Për shkak të pandemisë zgjedhjet kanë filluar që nga dita e premte kur votuan personat e sëmurë dhe ato që ishin nën izolim nga kovid 19, të shtunën të drejtën e votës e shfrytëzojnë personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.
Për dallim nga zgjedhjet parlamentare në këto zgjedhje nuk do të ketë orar të zgjatur për votim, përkatësisht kutitë e votimit do të mbyllen sonte në orën 19:00. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
