Protesta e dhunshme në Shkodër, vihet nën hetim Voltana Ademi dhe 45 protestues

13.12.2020 18:30

46 persona janë proceduar penalisht nga policia e Shkodrës....

46 persona janë proceduar penalisht nga policia e Shkodrës pas protestëssë dhunshme të organizuar ditën e djeshme ku u sulmua Selia e PS në këtë qytet.

Sipas policisë nën hetim janë vënë 8 persona për Organizim të Protestës, ku mes tyre është edhe kryebashkiakja, Voltana Ademi.

17 prej të proceduarve penalisht janë minorenë dhe akuzohen për shkatërrim prone. Ndërsa 21 të tjerë akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, dy punonjës të repartit zjarrfikës, të cilët ishin në shërbim dhe kanë reaguar me vonesë pas njoftimit të bërë nga Salla Operative për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit para godinës së një subkjeti politik.

Policia e Shkodër apelon për të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime dhe të përfshihen në veprime të dhunshme pasi në radhë të parë rrezikojnë jetën e tyre.

Gjithashtu apelon për të gjithë qytetarët dhe organizatorët që të mos organizojnë dhe marrin pjesë në tubime të paligjshme, aq më tepër në këtë kohë pandemie sepse është rrezik i madh për shëndetin e qytetarëve.