Beograd

Sheshel kthehet në Serbi, pritet si hero

12.11.2014 18:26

Ultra nacionalisti serb, Vojislav Sheshel, u kthye në Beograd, pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë...

Ultra nacionalisti serb, Vojislav Sheshel, u kthye në Beograd, pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë e liroi atë përkohësisht, për shkak të gjendjes shëndetësore.
 
Gjykata e Kombeve të Bashkuara i dha mundësi atij të kërkojë trajtim mjekësor në Serbi, me kusht që të mos ndërhyjë tek viktimat apo dëshmitarët dhe që të kthehet në Hagë kurdo që kjo i kërkohet nga gjykata. 
 
Mjekët serbë që e kontrolluan atë, kohë më parë thanë se ai vuan nga kanceri në zorrën e trashë, që i është shpërndarë edhe në veshka.
 
Qindra mbështetës dolën ta përshëndesin atë kur arriti në aeroportin e Beogradit nga Amsterdami. Por, lirimi i tij i përkohshëm ka indinjuar 11 shoqatat e viktimave të luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
 
"Viktimat janë të indinjuara. Nuk ka drejtësisë, keqbërësit janë të lirë. Askush nuk kujdeset për viktimat, vetëm për kriminelët”- u ka thënë sot gazetarëve në Sarajevë Munira Subashiq, presidente e Shoqatës së Nënave të Srebrenicës. 
 
Vojislav Sheshel, 60 vjeçar, ndodhej në Hagë që nga vitit 2003, ku është gjykuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit përgjatë luftërave në fillim të viteve nëntëdhjeta, që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.