Vëzhguesit e CIVIL-it, Deralla: Në Shtip votohet kundër thirrjeve për bojkot

13.12.2020 19:01

Zgjedhjet në Shtip dhe Plasnicë për kryetar komune...

Zgjedhjet në Shtip dhe Plasnicë për kryetar komune nuk kanë kaluar pa shkelje ligjore. Organizata joqeveritare CIVIL, e cila po vëzhgon zgjedhjet me 30 vëzhgues të saj, konstaton thyerjen e heshtjes zgjedhore duke përhapur propagandë të zezë, përkatësisht thirrje për bojkot dhe akuza të pabazuara se njerëzit që vuajnë nga Covid-19 po votojnë.   

"Nga disa vende të ndryshme në të gjithë qytetin, në qendrën e shtypit CIVIL, arrijnë informacione rreth shpërndarjes së materialit të shtypur me propagandë të zezë dhe një thirrje për të mos votuar, e cila shpërndahet sot. Vëzhguesit raportojnë dëshmi të qytetarëve se aktivistët e një partie të caktuar politike vizitojnë ose u bëjnë thirrje votuesve për t'i bindur ata që të mos shkojnë në votime. Kjo është një shkelje e rëndë e heshtjes zgjedhore dhe presionit mbi votuesit.” – tha Xhabir Deralla nga Civil.

Disa nga vëzhguesit e CIVIL raportojnë probleme me Listën e Zgjedhësve, si dhe zhvendosjen e vendvotimeve.

“Ka edhe disa qendra votimi që janë të paarritshme për personat me aftësi të kufizuara.”- raportojnë nga CIVIL.

Vëzhguesit e CIVIL-it raportojnë se në 14 qendra votimi ka respektim jo të plotë të protokolleve shëndetësore, dmth. disa nga votuesit nuk i përmbahen rregullave për ruajtjen e distancës, dhe disa prej tyre i mbajnë maskat nën hundë. (ShpЙtim Nuredini, TVM2)