Alpinizmi, të rrespektohen rregullat për siguri më të madhe
Turnet e alpinistëve në kushte dimrore nuk duhet të organizohen me çdo kusht...

Turnet e alpinistëve në kushte dimrore nuk duhet të organizohen me çdo kusht. Para nisjes, koha dhe terreni duhet të kontrollohen, a ka mbulesë të re ose të vjetër të dëborës, dmth. sa e sigurt është pista në rast ortekësh.
Mosrespektimi i këtyre rregullave themelore mund të shkaktojë aksidente të rënda si vitet e kaluara, thonë udhëzuesit e alpinizmit që shënojnë Ditën e Malit me një ngjarje edukative që lidhet me sigurinë e turneve të alpinizmit.
“Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të dinë të gjithë ata që shkojnë në mal është të thonë paraprakisht se ku po shkojnë dhe të tregojnë kur planifikojnë të kthehen. Pra, t'ia tregosh këtë dikujt që e di se ku është ai rajon, shok, i afërm dhe domosdoshmërisht ta presin në atë kohë të kthehet” – tha Kryetari i Komisionit për udhëzimet në mal, Goran Nikolloski.
Shoqatat e alpinizmit që morën pjesë në prezantim thonë se mali, veçanërisht në kushtet e dimrit, vizitohet gjithnjë e më shumë por më së shpeshti qëllimi i qytetarëve është vetëm të arrijnë dhe jo si të arrijnë majën në mënyrë të sigurt.
“Ata dinë të vijnë të pa pajisur me atlete që shkojnë në qytet, në qarshi. Ata dinë të vijën dhe të mendojn mund të ngjiten në një majë nëse largohen nga shtëpia në orën 12. Duhet patur kujdes, sidomos tani në gjatë dimrit kur dita është e shkurtër dhe kur mundësitë janë joreale nëse dikush largohet nga shtëpia shumë vonë për të arritur në destinacionin e dëshiruar ose në majën e dëshiruar” - u shpreh Snezhana Novakovska nga Klubi malor "Teteks"
Në vitet e fundit në Malin e Sharrit Kanë ndodhur disa aksidente ortekësh por për fat të mirë ato nuk përfunduan tragjikisht për alpinistët. (Sedat Selimi, TVM2)
