Bisedimet Shkup-Sofje, VMRO DPMNE: Zaev negocon për identitetin

13.12.2020 20:02

Kontesti maqedonas-bullgar rreth mënyrës së zbatimit të Marrëveshjes...

Kontesti maqedonas-bullgar rreth mënyrës së zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë vazhdon të ushqen debatin politik dhe akuzat e ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës maqedonase.

Vetë palët kanë hapur dilemën cila prej tyre gënjen më shumë. VMRO DPMNE akuzon kreun e LSDM-së, përkatësisht kryeministrin Zoran Zaev, se po genjën kur thotë se nuk negocon për identitetin.

LSDM nga ana tjetër akuzon VMRO DPMNE-në dhe kreun e saj Mickovski se po përhapin lajme të rreme dhe se po punojnë në dëm të interesave shtetërore.

“Zaev dhe Buçkovski negoconin dhe po negocojnë pa ditur askush se çfarë janë të gatshëm të vënë në tryezë. Në këtë tryezë u gjet edhe mbiemri “maqedonase” që tregon se Zaev po negocon edhe për identitetin ashtu siç hoqi dorë nga emrmi Maqedonia edhe pse betohej. Lirinë që morri Qeveria pos jell vetëm dështime. Si është “Non pejpër-i” me të cilin lëvodhej Buçkovski? Kush e ka shkruar? A është miratuar në senacë të Qeverisë? A i përmban qëndrimet dhtetërore?” – tha Stefan Andonovski nga VMRO DPMNE.

LSDM: Mickoski dhe VMRO përhapin lajme të rreme

“Çdo ditë po konfirmohen lajmet e rreme të Hristijan Mickoskit dhe VMRO DPMNE-së. Gjëja e vetme me të cilën VMRO DPMNE dhe Mickoski njihen brenda dhe jashtë vendit është plasimi i lajmeve të gënjeshtërta, bllokimi, minimi i luftës kundër krizës me virusin korona dhe pengimin e funksionimit të institucioneve. Studime ndërkombëtare konfirmuan se Mickoski dhe partia e tij janë burim i lajmeve të rreme.”  - u shpreh Stefan Vasev nga LSDM.

Sipas LSDM-së, me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë nuk është shitur as identiteti maqedonas dhe as vendi nuk është ndarë, ndërsa qytetarët kanë njohur hipokrizinë e Mickovskit, prandaj nuk i japin përkrahje.

Pak ditë më parë Bullgaria, vendi i vetëm anëtar i BE-së, nuk dha pëlqim për kornizën negocuese për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut duke penguar kështu mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë muajit dhjetor. (Shpëtim Nuredini, TVM2)