Shqipëri, 788 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

13.12.2020 20:59

Në Shqipëri në 24 orët e fundit....

Në Shqipëri në 24 orët e fundit nga 2501 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare.

Kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID.