Han: Jeni në krye të axhendës sime së zgjerimit
Ju bind se Maqedonia është në krye të agjendës sime për zgjerim...

Ju bind se Maqedonia është në krye të agjendës sime për zgjerim. Këtë e kumtoi eurokomisari i ri për negociata për zgjerim, Johanes Han, pas takimit të tij të sotëm me minsitrin e Maqedonisë të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki. Reformat e nevojshme të cekua në progres-raportin e fundit për vendin tonë, ristartim të të gjitha aktiviteteve në relacionin Bruksel-Shkup, si dhe çështja e emrit ishin temë kryesore në takimin Han-Poposki.
“Ju bind se Maqedonia është në krye të agjendës sime për zgjerim dhe unë dëshiroj të theksoj se kur u kumtua se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë negociata. Në të vërtetë, për këtë arsye edhe jam komisar për negociata për zgjerim. Bëhet fjalë për cilësi, jo për shpejtësi, për promovim të ekonomisë dhe përgatitje të vendeve të ardhshme anëtare të jenë anëtare të barabarta nga dita e parë e inkuadrimit. Definitivisht, interesimi im dhe perspektivë e imja është të punoj me ju “, deklaroi Johanes Han – Eurokomisar për Zgjerim.
“E njoftova komisarin me Planin e Aksionit që Qeveria e e ka përgatitur për tejkalimin e të gjitha sfidave në këtë pjesë. Konsiderojmë se do të kemi raport partneriteti, që do të na çojë drejt stadiumit të ardhshëm sepse Komisioni dhe Republika e Maqedonisë kanë dëshirë të fillojmë me negociatat qasëse. Biseduam edhe për atë se si në të ardhmen t’i restartojmë të gjitha aktivitetet tona lidhur me qasjen e vendit drejt Unionit. U pajtuam që të vazhdojmë dhe ta sigurojmë ndihmën e nevojshme të sektorëve tonë, që bisedojmë për çështje në lidhme me ndryshimet kushtetuese, që mund të ndihmojnë edhe në perceptimin e pranimit të tyre në Bashimin Evropian”, tha Nikolla Popovski – Ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë
MEFAIL ISMAILI
