Zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë, KSHZ:Vazhdon numërimi i votave

13.12.2020 22:17

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në orën 22:00...

Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve deri në orën 22:00  nuk ka dalur me informacion zyrtar se cili kandidat ka fituar zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Shtipit dhe të Pllasnicës, njofton “TVM2”. 

Për  Pllasnicën,  KSHZ ka përpunuar  vetëm 54% të votave, gjegjësisht votat në 5 vendvotime ku në epërsi është kandiati i BDI-së, Alija Jahoski. Por ngelet që të përpunohen edhe votat në 5 vendvotimeve tjera, që edhe zyrtarisht KSHZ të shpall fituesin  e zgjedhejve lokale në Pllasnicë.

Ndërkohë, derisa KSHZ vazhdon me numërimin e votave, kandidati i BDI-së, Alija Jahoski, ka shpallur fitoren kundrejt kundërkandidatit të tij,  Ramazan Sherifovski, nga Lëvizja për Unitet Kombëtar të Turqve. 

Jahovski  tha se qytetarët e Pllasnicës kanë votuar personin e duhur dhe u zotua se funksionin e tij do të ushtroj profesionalisht.

“I falemenderoj votuesit që gjetën mundësi në këtë periudhë pandemie të dalin masovikisht në votime dhe i’a dhanë votën personit të vërtetë, i cili funksionin e kryetarit të komunës  do ta ushtrojë sinqerisht dhe me respekt. Do të vazhdoj me realzimin e projekteve në këto 10 muaj. Do të jem kryetar komune i njëjtë për të gjithë” -  tha Kandidati i BDI-së për Kryetar komune në Pllasnicë, Alija Jahoski.

Ndërkohë në Komunën e Shtipit, nga votat e numëruara  në 32 vendvotime,  nga gjithsej 81 vendvotime, sipas të dhënave të KSHZ-së,  udhëheq kandidati i LSDM-së,  Sashko Nikollov.

Edhe pse KSHZ nuk ka ende të dhëna zyrtare për fituesin në Shtip, kandidati i LSDM-së, Nikollov, shpalli fitoren e tij për të parin e komunës së Shtipit.

“Shtipi dhe shtipjanët treguan demokraci, treguan përgjegjësi  civile,  se Shtipi do të shkojë kah Europa dhe në duar të sigurta. Sot ne qytetarët në komunën tonë demonstruam përgjegjësi dhe politikë europiane. Mua më dhanë obligim qytetarët e mi që ta udëheq vendin me sfidat. Barazi dhe  kujdes për të gjithë” – deklaroi Kandidati i LSDM-së për Kryetar komune në Shtip, Sashko Nikollov.

Në Komunën e Shtipit të drejtë vote kanë pasur  gjithsej  41.777 persona, kurse në Komunën e Pllasnicës , 4.954 persona. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)