Maqedoni

100 ditët e qeverisë, kryeministri dhe ministrat bëjnë bilancin

14.12.2020 10:08

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me llogaridhënie për 100 ditëshin e qeverisjes....

Kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrat, Nikola Dimitrov, Artan Grubi, Ljupco Nikollovski dhe Fatmir Bytyqi do të raportojnë për premtimet e bëra dhe për atë që është realizuar deri tani.
Llogaridhënie po ndodh në kohën kur është propozuar një mocion mosbesimi nga ana e opozitës për Qeverinë aktuale. Opozita së fundi ka shtuar zërat duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë aktuale, për shkak të dështimit të menaxhimit të situatës me pandeminë, dhe dështimin e hapjes së bisedimeve me BE-së, pas dështimit të negociatave me Bullgarinë. 
 
Raportimi per 100 ditët e Qeverisë behet pas heshtjes tre-ditore për shkak të zgjedhjeve lokale në Shtip.