Maqedoni
Zgjedhjet e Lokale 2020, Nikollov dhe Jahoski fitojnë në Shtip e Pllasnicë
14.12.2020 10:19
Alija Jahoski dhe Sasho Nilollov edhe zyrtarisht janë kryetarët e rinj të komunave Pllasnicë dhe Shtip...

Alija Jahoski dhe Sasho Nilollov edhe zyrtarisht janë kryetarët e rinj të komunave Pllasnicë dhe Shtip, me mandat 9 mujor deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta locale vitin e ardhëshëm.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i ka përpunuar të gjitha të dhënat nga vendet e votimit në të dy komunat.
Në zgjedhjet për kryetar komune në Shtip kanë votuar 14 mijë e 528 qytetarë me të drejtë vote, nga gjithsej 41 mijë 777 qytetarë me të drejtë vote.
Sipas Komisionit Shtëror të Zgjedhjeve në Komunën e Pllasnicës, Jahoski ka fituar gjithsej 1 mijë e 696 vota, krahasuar nga kundërkandidati i tij Ramazan Sherifovski I cili ka marrë 231 vota.
