Maqedoni
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, masa të reja shtrënguese për fundvit
14.12.2020 10:23
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon që objektet gastronomike të mbyllen në ora 18:00...

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon që objektet gastronomike të mbyllen në ora 18:00, dhe të të ndalohen gubullimet në shtëpi dhe në ambiente të hapura.
Komisioni për sëmundje ngjitëse do ti propozojë qeverisë pakon e re të masave restrictive anti-covid, që kanë të bëjnë për periudhën nga 18 dhjetori deri më datë 21 janar të vitit të ardhëshëm, me qëllim të parandaslimit të infektimeve të reja nga covid 19, gjatë ditëve kur në vend po shënohen më shumë festa. Ministri I shëndetësisë venko Filipce thotë se masat restrictive janë në drejtim të më shumë segmenteve edhe atë në pjesën e riorganizimit të orarit të punës për gastronomët, rekomandime për parndaslim të tubimeve publike, rekomandim për bashkësitë fetare, deri tek organizatat e punonjësve. Rekomandimet duhet ti dorëzohen qeverisë brenda ditës me rekomandim që të njejtat të hyjnë në fuqi nga 18 dhjetori, dhe të vlejnë deri më 21 janar të vitit 2021. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Oda e gastronomëve të pavarur të cilët u shprehën të pakënaqur nga masat e reja restrictive sa I përket riorganizimit të orarit të punës për objektet hotelierike dhe deri tek komisioni dorëzuan propozime të tyre, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ministria e Shëndetësisë.
