Botë

Nigeri, vriten 20 terroristë të organizatës “Boko Haram”

14.12.2020 11:09

Së paku 20 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram u vranë në një operacion në Nigerinë verilindore...

Zëdhënësi i ushtrisë, Kol Ado Isa, në një deklaratë tha se terroristët u përpoqën të kryenin një sulm në zonën e qeverisë lokale Askira-Uba të shtetit Borno.
 
Ai tha se një ushtar u vra dhe dy të tjerë u plagosën në operacion, ndërsa katër kamionë me armë të terroristëve u sekuestruan.
 
Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, më shumë se 30 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa thuajse 3 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda një dekadë nga dhuna e Boko Haram në Nigeri.
 
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, dhuna nga Boko Haram ka prekur 26 milionë njerëz në rajonin e Liqenit të Çadit dhe ka zhvendosur 2,6 milionë të tjerë.