Nju Jork, asnjë përparim në bisedimet për emrin
Takimi negociues prej dy orë mes negociatorëve Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis, nuk ka sjellë asnjë përprarim në kontestin e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë. Kështu ka deklaruar pas takimit, ndërmjetësi i OKB-së Methju Nimic i cilI tha se palët edhe këtë herë nuk arritën t’i afrojnë qëndrimet, por ai nuk bëri të ditur nëse ka vënë ndonjë propozim të ri në tavolinë.

“Nuk shënuam arritje të madhe në drejtim të gjetjes së zgjidhjes, ne biseduam rreth disa ideve nga e kaluara, deri në ç’masë mund të funksionojnë, deri në ç’masë kërkojnë përmirësime.Të dyja palët kanë ide më të qartë se ku janë vështirësitë tek pala tjetër, shpresojmë se rreth këtyre çështjeve do të bisedojnë me qeveritë respektive. Edhe unë bëra disa komente se ku ka nevojë për më shumë fleksibilitet” , deklaroi Nimic.
Nimic ka shtuar se negociuesit kanë shprehur vullnetin për zgjidhjen e emrit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, për hir të paqes dhe sigurisë në rajon. Nimic nuk deshi të ofronte ndonjë afat se kur mund të zgjidhet çështja, pastaj theksoi se vendosja e afateve mund të ketë pasoja.
“Duhet të tregohem shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për afate të negociatave se pyetje është se çfarë ndodh nëse skadon afati. Nëse do kisha dhënë afate atëherë cila është pasoja. Mbetet që të them se duhet të jap dorëheqjen. Ne kemi nevojë për një marrëveshje nga palët, unë luaj rolin e ndërmjetësit, këto shtete duhet të jetojnë me më njëra tjetrën gjatë gjithë jetës dhe duhet të mësohen ti përshtaten njëra tjetrës ato kanë marrëdhënie diplomatike, qytetarë që kalojnë kufirin mes tyre, unë nuk kam nevojë të vendos afate, mendoj se do të ketë një zgjidhje. Afate mund të vendos vetëm për veten time” tha kryenegociatori i OKB-së.
Ndërmejtësuesi Metju Nimic, as nuk ofroi ndonjë datë për takime të radhës me negociatorët dhe as ndonjë datë për vizitë të mundshme në Shkup dhe Athinë.
MEFAIL ISMAILI