Botë
Arabia Saudite, shpërthim i fuqishëm në një cisternë nafte
14.12.2020 11:31
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në afërsi të portit të Jeddah, në Arabinë Saudite

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në afërsi të portit të Jeddah, në Arabinë Saudite, në bordin e një cisterne nafte, në pronësi të një biznesmeni nga Singapori.
Shpërthimi, i ndjekur nga disa zjarre, ishte me “origjinë të jashtme”.
Nga ana e tyre, autoritetet saudite nuk e konfirmuan menjëherë shpërthimin që ndodhi të dielën, para portit kryesor në Detin e Kuq dhe qendrës së shpërndarjes së gjigantit saudit të naftës, Aramco.
