Botë

Venezuelë, mbytet varka, humbin jetën 14 emigrantë

14.12.2020 11:44

Autoritetet në Venezuelë bënë me dije se 14 emigrantë kanë humbur jetën...

Autoritetet në Venezuelë bënë me dije se 14 emigrantë kanë humbur jetën, pasi varka me të cilën udhëtonin u fundos.
 
Sipas të dhënave paraprake, varka u nis, më 6 dhjetor, me më shumë se 20 persona në bord. Emigrantët do të udhëtonin drejt Trinidadit dhe Tobagos.
 
Rojet bregdetare njoftuan se kërkimet vijojnë, ndërsa ngjarje të tilla të rënda janë gjithnjë e më të shpeshta.