Botë
Itali, bien shifrat, shqetëson rikthimi i turmave që bëjnë “shopping”
14.12.2020 12:15
Bilanci italian i pandemisë thotë se shifrat kanë pësuar një rënie të dukshme....

Bilanci italian i pandemisë thotë se shifrat kanë pësuar një rënie të dukshme. Sipas autoriteteve shëndetësore, kanë qenë 17.938 të infektuarit e fundit në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 19.903.
Për s ai përket viktimave, behët fjalë për 484 të tilla, shifër tejet e lartë ende por ndjeshëm më e ulët se ajo e ditës së djeshme, kur ishin 649. Vlen të theksohet se tamponët kanë qenë më pak dje, 152.697 kundër 196.439 të së shtunës.
Autoritetet shëndetësore janë deklaruan shqetësimin e tyre për turmën e krijuar në metropole si Milano dhe Napoli, që dolën nga zona e kuqe duke çliruar dukshëm masat shtrënguese. Ata i kanë kërkuar autoriteteve lokale të kufizojnë shëtitjet dhe shoppingun masiv, aty ku nuk ndihmon as periudha e festave.
