Maqedoni

Neziri: Trajtim të njejtë gjatë aksioneve të DAP për të gjithë

12.11.2014 22:07

Më në fund ekzekutivi është mbledhur dhe ka diskutuar edhe për  aksionin e fundit të DAP-it,  të shqëruar nga forcat speciale të policisë. Ashtu si premtoi, Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri ka kërkuar llogari nga partneri i koalicionit, për praninë e shtuar të policisë speciale, në aksionet e fundit të DAP. BDI kërkon kontrolle të njejta në të gjithë vendin dhe trajtim njësoj të bizneseve që nuk respektojnë rregullat.

Më në fund ekzekutivi është mbledhur dhe ka diskutuar edhe për  aksionin e fundit të DAP-it,  të shqëruar nga forcat speciale të policisë. Ashtu si premtoi, Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri ka kërkuar llogari nga partneri i koalicionit, për praninë e shtuar të policisë speciale, në aksionet e fundit të DAP. BDI kërkon kontrolle të njejta në të gjithë vendin dhe trajtim njësoj të bizneseve që nuk respektojnë rregullat. Nëse në ndonjë qytet do të ketë numër më të vogël policësh sesa kishte gjatë kontrolleve në vendbanimet shqitare, BDI sërisht do të kërkojë përgjegjësi deklaron ekskluzivisht për TVM 2 ministri I ekonomisë Bekim Neziri

“ Me kërkesë të BDI-së, në seancën qeveritare u debatua për aksionet e fundit. MPB  dhe DAP na informuan se  aksioni nuk ka të bëjë vetëm me vend banimet shqiptare po është ndërmarrë në të gjithë terirotin e RM-së, si në Manastir,  Veles, Vinicë po edhe qytete e tjera, Bëhet fjalë për aksion të MBP-së konform ligjit për respektimin e ligjit antiduhan dhe nga DAP për konstrollin e kasave fiskale në tërë teritorin e RM-së. Ne pyëtëm nëse vallë është dashur të ketë prani kaq të shtuar të forcave policore gjatë këtij aksioni dhe kërkuam si BDI që në kontrolet e ardhëshme, dolëm me një qëndrim qeveritar se në të ardhmen kur do të bëhen conform ligjit kontrolle të tilla, të njejtat fotca të përdoren në të gjitha qytetet pa marë parasysh a jetojnë apo jo shqiptarë. Por na informuan se në të gjitha qytetet , pjesmarrja e policisë ka qenë e njejtëPjesmarrja e tillë policore dëmton biznesin dhe ne u morëm vesh që në të ardhmen të kihet kujdes me pjemarjen e forcave policore. U dakorduam që në të ardhmen kontrollet të bëhen në mënyrë reciproke pa marë parasysh nëse në at vendbanime jetojnë qytetarë shqiptarë apo maqedonas” deklaroi ministri i ekonomisë Bekim Neziri për TVM 2.

 

MEFAIL ISMAILI