Maqedoni

Ndërtimi pa leje në Çair, KShPK:Procedurën ta vazhdojë Prokuroria

14.12.2020 14:27

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e fundit ka shqyrtuar më shumë lëndë...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e fundit ka shqyrtuar më shumë lëndë midis të cilave edhe kërkesën e Inspektoratit Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm për ngritjen e procedurës penale kundër komunës së Çairit për veprim joligjor lidhur me një ndërtim pa leje në rrugën “Dizhonska” të kësaj komune. Anti-korrupsioni doli me qëndrim se procedurën më tej duhet ta zbatojë Prokuroria Themelore së cilës paraprakisht i është drejtuar Inspektorati ndërsa për mospërgjigje ndaj kërkesave të tyre dhe Anti-korrupsionit zbatohet procedurë kundërvajtje.
 
“Ne nuk kemi mundësi për zbatimin e mëtejmë të çfarëdo lloj procedure tjetër, gjithsesi Prokuroria Themelore vazhdon me procedurën e saj. Megjithatë, meqë komuna e Çairit nuk është përgjigjur në kërkesën tonë, propozoj që sipas nenit nga ligji ynë, të zbatohet procedurë për kundërvajtje kundër komunës së Çairit për mosdorëzimin e të dhënave dhe informacioneve, dhe lënda të mbyllet.”,- deklaroi anëtarja e KSHPK-së, Katica Nikollovska. 
 
Sipas Anti-korrupsionit, Prokuroria gjatë procedurës do të vërtetojë përgjegjësitë e organeve kompetente.
 
NAIM RAMADANI