Botë
Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor, gjobë 20 mijë euro për kompaninë “Pejper mill”
14.12.2020 14:55
Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor e ka dënuar kompaninë “Pejper Mill” nga Koçani me 20 mijë euro...

Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor e ka dënuar kompaninë “Pejper Mill” nga Koçani me 20 mijë euro dhe e ka obliguar që brenda dy muajsh të vendos filtra për të ndërprerë ndotjen e ajrit me grimca PM10. Nga Inspektorati informuan se inspektorët pasi kanë dalë në teren kanë konstatuar se kompania në fjalë ka kryer matje tek një laborator i paakredituar, pasi matjet e kryera nga inspektorët kanë rezultuar me të dhëna se fabrika e ndot ajrin mbi nivelin e lejuar.
“I obliguam ta ndryshoj lëndën djegëse nga peletat në metan që të mos ndotë. Në ndërkohë ata kanë instaluar pajisje për ozonim dhe kanë kryer korrigjime të pajisjes për spërkatje të pluhurit. Pas matjes së re, rezultatet ishin mbi të lejuarën prandaj u shqiptua dënim. Si zgjidhje afatgjate “Pejper mil” duhet të vendos filtra dhe seriozisht t’i zvogëlojë misionet e grimcave PM.”,- deklaroi Ana Petrovska nga Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor.
Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor: Komuna e Tetovës të mbrojë ujin e pijshëm
Inspektim i jashtëzakonshëm është kryer edhe në ambientet e Hekuranës në Shkup, ku është konstatuar se më tepër instalime punojnë pa elaborate për mbrojtjen e ambientit jetësor. Ata janë obliguar që në afat sa më të shkurtër të përgatisin elaborate. Me dënim rrezikon të përballet edhe komuna e Tetovës, e cila edhe përkundër paralajmërimit se ujësjellësi i qytetit është i pambrojtur për shkak të punimeve ndërtimore të hidrocentralit të vogël Llashnica, nuk është ndërmarr asgjë për ta mbrojtur ujësjellësin.
“Është konstatuar se prania e mekanizmit të ndërtimit mund ta ndot ujin e pijshëm në qytet dhe rrethinë. Javën e kaluar është kryer mbikëqyrje në komunën e Tetovës dhe në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në Tetovë, me ç’rast komuna nuk paraqiti elaborate dhe vendim për vendosjen e zonave mbrojtëse të burimeve për furnizim me ujë në këtë rajon. Pas skadimit të afatit në të cilin komuna është e obliguar t’i dorëzojë elaboratet, përkatësisht vendimet, e nëse ato nuk dorëzohen, inspektori do të shqiptojë dënim.”,- theksoi Petrovska.
Nga Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor njëherit bënë të ditur se brenda 23 ditësh kanë kryer 124 inspektime, 23 prej të cilave të jashtëzakonshme, me ç’rast janë dhënë 44 vendime për eliminimin e mangësive dy padi për kundërvajtje, dy ndalesa për djegien e mbeturinave dhe propozim për tre dënime.
GYLTENE SINANI
