Maqedoni

100 ditët e qeverisë, Mickovski: Mbahen mend vetëm për humbje

14.12.2020 15:42

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, 100 ditët e qeverisë i ka cilësuar si më të dobëta...

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, 100 ditët e qeverisë i ka cilësuar si më të dobëta të cilat mbahen mend vetëm për humbje. Ai ka numëruar veton e bullgarisë, situatën ekonomike, çmimin e energjisë elektrike dhe gjendjen me pandeminë.     
 
“Këto janë 100 ditët më të dobëta të cilësdo Qeveri deri më tani, nga e cila mund të mbahen mend vetëm humbje. Për 100 ditë kemi marrë veto në rrugën drejt BE-së, u futëm në recesion ekonomik, ra një bankë-një TAT i dytë, aferë prej rreth 200 milion eurove, u rrit çmimi i energjisë elektrike, për fat të keq 1400 qytetarë kanë humbur jetën nga pandemia gjatë këtyre 100 ditëve, për shkak të paaftësisë akute në shëndetësi.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Mickovski: Nuk mund t’i përmirësojmë gabimet që i bën Zaevi
 
Mickoski paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në një takim liderësh të thirrur nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Por u shpreh i gatshëm që të merr pjesë në një takim të thirrur nga qeveria dhe me marrëveshjet të partive politike.
 
“Unë që para disa muajve kur praktikisht alarmova për këtë që veç më ndodhim unë kam kërkuar takim të liderëve. Ju nuk mund të kontribuoni në rast se shihni se si kryetarin e qeverisë i cili jep intervistë në një medium të fqinjit tonë ku tregtohen dhe prishën të gjitha pozicionet e dialogut të shtetit. Edhe po të bëni strategji pas asaj interviste është e pamundur, sepse në 30 minuta ky njeri gjithçka që keni ndërtuar rrënoi.”,- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Lidhur me kontributin e opozitës në bisedimet me Bullgarinë, Mickovski u shpreh se është e pamundshme që opozita të mund t’i përmirësoj të gjitha gabimet që i bën kryeministri, Zoran Zaev.


NAIM RAMADANI