Botë
Covid-19, ShBA filloi me vaksinimin
14.12.2020 16:24
SHBA ka miratuar vaksinën për përdorim emergjent, ndërsa tanimë ka filluar edhe distribuimi i 3 milion dozave

SHBA ka miratuar vaksinën për përdorim emergjent, ndërsa tanimë ka filluar edhe distribuimi i 3 milion dozave të para në të gjitha shtetet amerikane. Të parët do të vaksinohen punëtorët shëndetësor dhe punonjësit në shtëpitë e të moshuarve.
“Presim 20 milion vaksinime këtë muaj. Më pasi deri në fund të janarit presim të arrijmë 50 milion vaksinime dhe 100 milion deri në fund të shkurtit. Do të përdoren vaksinat e Moderna dhe Fajzer.”,- u tha nga autoritetet.
Ndërsa Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i ka bërë thirrje Agjencisë Evropianë të Barnave të shpejtojë procesin e miratimit të vaksinës Pfizer-BioNTech.
“Situata është tejet serioze, mijëra raste të vdekjes vetëm për një javë. Jemi në prag të daljes nga kontrolli. Nuk mund ti shmangim masat radikale.”,- theksoi Spahn.
Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi se vendi do të shkojë në një bllokim “të vështirë” kombëtar, duke filluar nga java e ardhshme dhe duke vazhduar gjatë periudhës së Krishtlindjes.
Në Itali, ku sipas të dhënave zyrtare janë afro 64 mijë viktimat e koronavirusit, kryeministri i Italisë; po shton kufizimet për krishtlindje dhe vitin e ri, por disa epidemiologë thonë se masa ka qenë shumë e vonuar. Qeveria po diskuton mundësinë e një shtrëngimi të ri për festa dhe një kthim të të gjithë vendit në zonë të kuqe. Edhe kryeministri francez njoftoi se do të shfuqizohej urdhri për izolim, por disa kufizime të rrepta dhe të reja do të mbeteshin në fuqi për Krishtlindje për shkak të të dhënave shqetësuese.
Greqia futë në karantinë tre-ditore të gjithë pasagjerët që mbërrijnë me aeroplan nga 18 dhjetori.
Ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angelo,v thotë se është herët që masat kufizuese të lehtëson anti Kovid nga 21 dhjetori. Sipas tij është herët dhe nuk duhet të lejohen grumbullimet e njerëzve nëpër restorante.
REJHANE BUSHI METAJ
