Botë
Shiu i rrëmbyeshëm në Itali shkakton rrëshqitje të tokës
13.11.2014 14:42
Të paktën një person humbi jetën mbrëmë gjatë rrëshqitjes së tokës në Itali, ndërsa një është seriozisht i lënduar...

Shumë rajone në pjesën veriore të vendit janë përmbytur për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, që nuk ndalen në disa nga ditët të fundit.
Sipas mediave italiane, një burrë i moshës 70-të vjeçare është viktima e parë nga moti i keq. Ai ka humbur jetën në afërsi të shtëpisë së tij.
Të reshurat e rrëmbyeshme nuk ndalen javën e fundit në rajonet Piemonte, Toskana, Liguria, Lombardia dhe Emilia Romanja. Moti i keq shkaktoi një numër të madh të përmbytjeve, duke shkatërruar pemëtore dhe vreshta.
