Maqedoni
MEPSO dhe KOSTT, marrëveshje për tregti të energjisë elektrike
14.12.2020 17:57
Operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, MEPSO dhe KOSST...

Operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, MEPSO dhe KOSST, nënshkruan kontratë operative për organizimin e ankandeve për qiranë e pajisjeve operative të transmetimit, të cilat krijojnë kushte për tregtisë të drejtpërdrejt të energjisë elektrike midis dy vendeve.
Drejtorët e këtyre ty ndërmarrjeve u shprehen se me këtë marrëveshje është bërë hap drejt krijimit të një tregu regjional.
“Bëmë një hap të madh drejt krijimit të tregut regjional të energjisë elektrike me atë edhe u afruam edhe më shumë drejt synimit tonë kryesor që është, integrimi i vendeve tona në tregun evropian. Prej ditës së sotme gjithë tregtarët mund të aplikojnë në auksioneve ndërkufitare mes dy vendeve të cilat për momentin janë të koordinuara nga zyrat e auksioneve ku bëjnë pjesë dy sistemet.”,- deklaroi drejtori i Sh. A. MEPSO, Kushtrim Ramadani.
“Marrëveshja që do të implementohet prej sot për Kosovën ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për shkak se sistemi elektro-energjetik i Kosovës edhe operatori i sistemit pavarësohet. Në këtë kontekst tregtarët munden të forcojnë energjinë elektrike në Kosovë përmes këtyre rrugëve alternative dhe kësaj marrëveshje të linjës transmetuese 400 kV në dy drejtimet.”,- u shpreh drejtori KOSTT-it, Mustafa Hasani.
Sistem- operatori i Kosovës KOSTT që nga 14 tetori është anëtar i plotë i ENTSO – E, me çka ka fituar të drejtën për të organizuar ankande për dhënien me qira të pajisjeve të disponueshme të transmetimit për transmetimin e energjisë elektrike.
Ankandet në emër të dy operatorëve të sistemit do të organizohen dhe zhvillohen nga shtëpia e ankandit e specializuar në këtë aktivitet SEE - CAO me seli në Podgoricë - Mali i Zi.
ZEKIRJA MEXHITI
