Kovid-19, 26 të vdekur, 213 të infektuar e 632 të shëruar
26 të vdekur dhe 213 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit nga 741 Kovid testimeve...

26 të vdekur dhe 213 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit nga 741 Kovid testimeve të kryera. Sa u përket 26 të vdekurve shtatë janë nga Shkupi, katër nga Tetova, tre nga Manastiri, tre nga Kumanova, një nga Prilepi, një nga Struga, një nga Ohri, një nga Gostivari, një nga Strumica, një nga Krusheva, një nga Vinica, një nga Dellçeva dhe një nga Shën Nikolla.
Autoritet shëndetësore njoftojnë edhe për 632 të shëruar brenda 24 orësh, duke e çuar në 50046 numrin e personave të shënuar që nga fillimi i pandemisë, nga 73851 i të infektuar në përgjithësi.
Prej tyre 2147 e kanë humbur jetën, ndërsa 21658 janë raste aktive. Aktualisht numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet infektive në gjithë vendin është 1331, ndërsa ka edhe rreth 170 shtretër të lirë.
