Botë
Kovid-19, në Shqipëri 13 të vdekur, në Kosovë 661
14.12.2020 19:23
Virusi Korona ka vazhduar të përhapet në Shqipëri dhe Kosovë, prej ku njoftohet edhe për të vdekur...
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se 13 persona e kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 108 testime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 25 mijë e 325 që nga fillimi i pandemisë.
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit raportohet për 5 të vdekur dhe 329 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 1.327 testime. Po ashtu njoftohet edhe për 555 të shëruar.
