Maqedoni

Zaev: Takim liderësh deri në fund të vitit

14.12.2020 19:47

Kryeministri, Zoran Zaev, ka paralajmëruar mbajtjen e takimit të liderëve deri në fund të vitit...

Kryeministri, Zoran Zaev, ka paralajmëruar mbajtjen e takimit të liderëve deri në fund të vitit, ku do të diskutohej për euro-integrimet, krizën e Kovidit dhe pika tjera me interes për qytetarët.

Zaev pret që takimin  ta thirr presidenti, Stevo Pendarovski, por nëse nuk thërret ai, atëherë Zaev shprehet i gatshëm të thërrasë liderët në takim.