Maqedoni

Dështoi edhe kësaj radhe përpjekja e Nimicit për zgjidhjen e kontestit të emrit

13.11.2014 14:51

As përpjekja e fundit e ndërmjetësit për emrin, Metju Nimic, nuk dha sukses...

Ai bisedoi veç e veç me ndërmjetësuesit e Shkupit dhe Athinës, Vasko Naumovskin dhe Adamantio Vasilakisin, madje arriti t’i bëjë edhe bashkë për dy orë.

Por më kot. Qëndrimet mbeten të betonuara. Nuk ka as ndonjë propozim të ri siç spekulohej, vetëm u rishqyrtuan propozimet e vjetra, që edhe ashtu nuk kanë qenë asnjëherë të pranuara deri më sot. 

Nimic nuk ka pranuar të japë asnjë datë të saktë se kur pret të zgjidhet kontesti i emrit.