Maqedoni
Parashikimi i motit
15.12.2020 09:06
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell në pjesët perëndimore...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell në pjesët perëndimore, do të jetë me erë dhe ftohtë me erë mesatare herë pas here të përforcuar veriore, më e theksuar që nga mëngjesi përgjatë Vardarit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, dhe ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë, informojnë nga DPHM.
Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm, me vranësira mesatare, do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë në 10 gradë Celsiusë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Në lugina do të ketë mjegull gjatë mëngjeseve.
