Botë

Konflikti në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhani akuzon ushtarët e tij për krime lufte

15.12.2020 11:46

Azerbajxhani ka vënë nën akuzë dy prej ushtarëve të tij për gjymtimin e trupave të ushtarëve....

Azerbajxhani ka vënë nën akuzë dy prej ushtarëve të tij për gjymtimin e trupave të ushtarëve armenë gjatë konfliktit të fundit në rajonin e Nagorno-Karabakh.
 
Ushtarakët akuzohen se kanë filmuar veprimet e tyre të dhunshme dhe i kanë postuar më pas pamjet në rrjetet sociale. Gjithashtu dy ushtarë të tjerë u arrestuan nën akuzën se shkatërruan një varrezë që iu përkiste armenëve.
 
Prokurori i Përgjithshëm azer, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se veprimet e këtyre ushtarëve ishte kundër asaj që ai e quajti “mentaliteti i popullit azerbajxhanas”.
 
Ditët e fundit Azerbajxhani dhe Armenia kanë rënë dakord për shkëmbimin e të të burgosurve gjatë konflikti, i cili për disa javë shkaktoi qindra viktima.