Maqedoni

Makraduli: Urime e dhurata me postë, të rikthejmë traditën

15.12.2020 11:13

Bordi i Drejtorëve të Postës miratoi një paketë të veçantë promovuese të shërbimeve për dërgimin e urimeve....

Bordi i Drejtorëve të Postës miratoi një paketë të veçantë promovuese të shërbimeve për dërgimin e urimeve dhe dhuratave të festave, e cila është e vlefshme nga 19 dhjetori i këtij viti deri më 15 janar 2021.
 
"Në këtë mënyrë, ne duam të ftojmë të gjithë të rikthejmë traditën e dërgimit të një kartoline apo dhuratë me postë. Në fund të këtij viti, i cili ka ndryshuar funksionimin tonë të përditshëm, ne duam të sjellim gëzim dhe buzëqeshje për të dashurit tanë në vend dhe në botë, e kjo është shumë e nevojshme në këtë kohë pandemie,"  tha drejtori i Postës, Jani Makraduli, që siguron se urimet dhe dhuratat do të mbërrijnë te marrësi në mënyrë të sigurt. 
 
Me paketën e shërbimeve për festat, ulen çmimet për dërgimin e dërgesave me peshë deri në 5 kg dhe çmimi i ri i shërbimit është 80 denarë për periudhën 19 dhjetor - 15 janar. Çdo person i interesuar që dëshiron të dërgojë një katrolinë apo pako nga çdo adresë në territorin e qytetit të Shkupit, mund ta bëjë këtë duke telefonuar në numrin e telefonit 15 000.
 
Zyrtarët e postës do të marrin dërgesën nga adresa e dërguesit dhe do t'ia dorëzojnë atë në adresën e marrësit. Në vendbanimet e tjera, qytetarët mund t'i dorëzojnë pakot apo kartolinat  postë. Kartolinat e punuara me letër ekologjike, kushtojnë vetëm 9 denarë.