Ronaldo ndihet i nderuar që u zgjodh në 11-shën më të mirë në histori të futbollit
15.12.2020 11:56
Cristiano Ronaldo ndihet i nderuar që revista franceze France Football e ka zgjedhur në formacionin...

Cristiano Ronaldo ndihet i nderuar që revista franceze France Football e ka zgjedhur në formacionin më të mirë të të gjitha kohëve, ku bëjnë pjesë lojtarët më të jashtëzakonshëm në historinë e këtij sporti.
Sulmuesi portugez u zgjodh nga magazina franceze, e cila vendosi të mos e ndajë fare Topin e Artë 2020 dhe në vend të tij e krijoi një 11-she me më të mirët e të gjitha kohëve.
Legjenda e Milanit Paolo Maldini është i vetmi lojtar italian i përfshirë në këtë 11-she, ku bëjnë pjesë edhe Lionel Messi, Pele, Maradona, fenomeni Ronaldo, etj.
“Jam shumë i nderuar që jam pjesë e 11-shes më të mirë të të gjitha kohëve nga France Football”, shkroi Ronaldo në Twitter.
“Çfarë ekipi i ëndrrave i mahnitshëm… të gjitha prej tyre e meritojnë respektin dhe admirimin tim dhe natyrisht jam krenar që jam në mesin e lojtarëve të jashtëzakonshëm siç janë ata. Faleminderit”, shtoi ai.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon, me 14 gola në 11 ndeshje.