Maqedoni

Vizita e Popovskit në Bruksel konsiderohet e suksesshme

13.11.2014 15:01

E derisa politikanët në Shkup nuk gjejnë dot gjuhë të përbashkët, në Bruksel vizita e ministrit të Jashtëm, Nikolla Popovskit, duket se po kalon mjaft mirë...

Eurokomisari i ri për zgjerim, Johanes Han, e ka siguruar atë se Maqedonia është në krye të agjendës së tij të zgjerimit.
 
Në fakt, Han është i vetëdijshëm se në 5 vitet e ardhshme BE-ja nuk do të ketë zgjerim, por kjo kohë mund të shfrytëzohet, sipas tij, për ristartim të të gjitha aktiviteteve në relacionin Bruksel-Shkup.
 
Han nuk ka dashur të komentojë as bisedimet për emrin që vazhdimisht po dështojnë, vetëm thotë se është me rëndësi që BE-ja të punojë rreth kësaj çështje. Sipas deklaratave, mund të konstatojmë se vizita e Popovskit në Bruksel ishte mjaft e frytshme.