Botë
Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet, fiton betejën kundër koronavirusit
15.12.2020 12:59
Zelanda e Re ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet kundër koronavirusit...

Zelanda e Re ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet kundër koronavirusit pasi nuk raportoi asnjë rast aktiv me COVID-19.
Në mesnatën e kohës lokale (12:00 GMT), e gjithë Zelanda e Re u zhvendos në nivelin një, më të ultën e një sistemi alarmi me katër nivele, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Sipas rregullave të reja, distancimi shoqëror nuk kërkohet dhe nuk ka kufizime për tubimet publike, por kufijtë mbeten të mbyllur për të huajt.
Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri COVID-19 për më shumë se dy javë.
