Maqedoni

Kumanovë, 104 të hospitalizuar, mbi 20 shtretër të lirë

15.12.2020 13:55

Spitali i Kumanovës, për momentin po arrin që me sukses të menaxojë situatën me Covid 19...

Spitali i Kumanovës, për momentin po arrin që me sukses të menaxojë situatën me Covid 19. Drejtoresha  Snezhana Zaharieva thotë se gjendja në spital paraqitet stabile si në kapacitetet me shtretër poashtu edhe me personel mjekësor. Aktualisht në këtë spital ka 104 pacientë  persona të prekur nga Virusi Korona, kurse të lirë janë edhe mbi 20 shtretër.
 
“Momentalisht në Spitalin e Kumanovës po trajtohen 104 persona me COVID-19, kurse mbi 20 shtretër janë të lirë, që flet se kemi një rënie të lehtë të të sëmurëve por që është ende largë rehatisë që të kemi ulje drastike të të infektuarëve me Virusin Korona. Andaj apeloj të gjithë të bëhemi bashkë që të ndikojmë në uljen e të sëmurëve që festat e Vitit të Ri ti festojmë bashkë me familje kurse në vitin 2021 ti japim fund pandemisë.”, tha Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.
 
Kumanovë: Donacion nga Brigada e Europës Juglindore 
 
Gjatë gjithë kohës së pandemisë, spitali ka pranuar donacione të ndryshme si nga persona juridik poashtu edhe fizik. I fundit është ai nga pjestarët e Komandës së Brigadës Juglindore, që përbëhet nga mjete mbrojtëse. 
 
"Donacioni përbëhet prej mjeteve mbrojtëse në vlerë prej mbi 100 mijë denarësh.”, tha Aristedeis Illiopolus, Komandanti i Brigadës së Europës Juglindore.
 
“Ky gjest është shembull i mirë se në betejën kundër pandemisë nuk jemi vetëm.”, u shpreh Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.
 
Në rajonin e Kumanovës aktualisht  numri i të infektuarëve aktiv është 639.
 
FATLUM AQIFI