Maqedoni

COVID-19, 497 pacientë në spitale, ende ka shtretër të lirë

15.12.2020 14:10

Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 497 persona....

Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 497 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.
 
Në 24 orët e fundit në qendrat-covid në Shkup janë shtruar 43 pacientë për shkak të komplikimeve. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 17 persona. Brenda 24 orëve janë regjistruar 31 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me coronavirusin. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 20 shtretër të lire, por gjatë ditës pritet të lirohen edhe shtretërit e tjerë, në varësi të numrit të pacientëve që do të fitopjnë betejën me Virusin korona.