Maqedoni

COVID-19, Banka Komerciale, donacion dy automjete të ndihmës së shpejtë

15.12.2020 14:23

Për nevojat e sistemit shëndetësorë dhe luftën kundër Kovid 19....

Për nevojat e sistemit shëndetësorë dhe luftën kundër Kovid 19, Banka Komerciale ka bërë donacion 2 automjete të ndihmës së shpejtë të cilat do të dedikohen për Shtëpin e shëndetit në Shkup dhe Spitalin e përgjithshëm në Ohër. Donacioni është në vlerë prej 336 mijë euro dhe përfshin edhe mjete të tjera ndihmëse.
 
"Banka Komerciale u mundua aq sa mundet të japë kontribut në luftën me pandeminë. Për këte qëllim kompania jonë u kyq në ndihmë me dy automjete të ndihmës së shpejtë, 280 koncentratorë të oksigjenit, maska për ventilim jo invaziv dhe 7120 teste. Shpresoj që në suaza të mundësive tona do të kontribojmë që pushteti më lehtë të menaxhojë krizën.", tha Maja Stevkova Sterieva, Drejtor finansiar I Bankës Komerciale.
 
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, theksoi se donacioni është jashtëzakonisht i rëndësishëm meqë kontribon në rritjen e kapacitetit për ballafaqimin me krizën.
 
"Shprehi falemindeim deri tek Banka Komerciale e cila tregoi se çfarë do të thotë të jesh përgjegjës ndaj shoqërisë. Ata ishin njëra nga Kompanitë e para të cilët e ndihmuan Minitistrinë nga fillimi i kësaj krize dhe ndihmuan atje ku ishte më e nevoshme në pjesën e paisjeve mbrjtëse personale,Pisje për spitalet,pjesën e laboratorive dhe me teste.", tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
 
Ky donacion, për këtë vit, është I pesti me radhë nga Banka Komerciale ndërsa arrin shumën e përgjithshme rreth 600 mijë euro.