Maqedoni

Spitali i Dibrës pajiset me oksigjenim qëndror

15.12.2020 15:43

Për shkak të pandemise dhe rritjes të numrit të të infektuarve me Covid-19 në Dibër...

Për shkak të pandemise dhe rritjes të numrit të të infektuarve me Covid-19 në Dibër, hapësirat e repartit të  Internos janë adaptuar ne repart infektiv, ku trajtohen të sëmurit me covid 19
 
"U pa e arsyeshme që repartin e internos ta adaptojmë në repart infektiv në mesin e së cilës janë inkorporuar tet mjek tet motra medicinal dhe shërbimi I hygjienës. Detyrimi I mjekëve është që të bëjnë vizitat dhe të përcaktojnë se a ka nëvojë që ata pacientë të hospitalizohen dhe a do të jenë në mbështetje 24 orëshe me oksogje, deri me tani funksionon mirë dhe deri tani nga 12-14 pacientë Brenda 24 orëve janë në mbështetje të oksogjenit.si dhe ambulanta qe punon me pacientë.", tha Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Baki Halili.
 
Sipas Halilit ishte e nevojshme të bëhet oksigjenimi qëndror i repartit të infektologjisë. Këtë proekt prej afer 1 milion denarësh ua mundësoi SH.A. Knauf-Diber.
 
"Bëhet fjalë për një oksigjenim ku nga bocat e oksigjenit sejcili pacient do ta mer manzhetën dhe do të funksionojë oksigjenimi pa ndërprë. Për kushtet tona dhe spitalin tonë është një shumë e madhe. Dëshiroj që përmes televizionit tuaj nji falenderim të posacëm dhe u jemi mirënjohës SH.A. Knauf për përkrahjen gjegjësisht për donacionin që na jep për oksigjenim qëndror.", tha Halili.
 
Aktualisht në qytetin e Dibres me Covid 19 janë të prekur 78 persona prej të cilëve 12 të sëmurë trajtohen në spitalin e Dibrës dy në shkup dhe të tjerët në trajtim shtëpiak.
 
ATLI DEMA