Maqedoni
Zgjidhje ligjore për dhunën në familje, OJQ-të: Të mos mbeten vetëm në letër
15.12.2020 16:01
Një ligj që ofron përgjigje multidisiplinare, institucionale e dhoqërore, ndaj të gjitha formave të dhunës...

Një ligj që ofron përgjigje multidisiplinare, institucionale e dhoqërore, ndaj të gjitha formave të dhunës, kështu e cilësoi ministrja për punë e politika sociale Jagoda Shahpanska, zgjidhjet e reja ligjore në këtë drejtim që u gjend në kuvend në debat publik
"Ajo që është një hap para në këtë zgjidhje ligjore, është vëmendja me të cilën i jemi qasur. Kjo është detyrim i institucioneve, i personave juridikë e fizikë, që dëshmojnë apo kanë indicje që mund të ndodhë ndonjë lloj forme e dhunës ndaj grave, dhunë në bazë gjinore apo dhunë familjare, se të njejtën duhet ta paraqesin. Nëse kjo nuk ndodh, viktima ka të drejtë të paraqesë ankesë para gjykatës.", tha Jagoda Shahpanska, ministre e Punës dhe Politikave Sociale.
Sigurimi I mjeteve të mjaftueshme financiare të dedikuara për shërbimet e specializuara për këshillime, definimi I seicilës prej kategorive të lëndueshme, urgjenca në veprime, e përveç kësaj, OJQ-të këkrojnë që ligji të mos mbetet vetëm në letër.
"Ata nuk kanë lindur që të mund të mos funksionojjnë në shoqëri .kjo shoqëri nuk është krijuar të mos përgjigjet ndaj kërkesav etë tyre, dhe vetëm ky konceptim I bën ata të lëndueshëm.", tha Doroti Packova nga shoqata për barazi "Njëra Mundet".
"Ajo që mungon është ekzistimi I shërbimeve për qëndrim të përkohshëm të viktimave të dhunës në familje pa marrë parasysh gjininë, moshën apo lidhjen familjare me dhunuesin.", tha Elena Dimushevska nga Rrjeti Nacional Kundër Dhunës në Familje.
Sipas ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, zgjidhja ligjore e propozuar duhet të mundësojë vendosjen e një rrjeti të standardizuar mes institucioneve, që do të garantojë një seri shërbimesh për mbrojtje nga dhuna në familje
"Marrë parasysh faktin se viktimat më shpesh e paraqesin dhunën në polici, ko e bën edhe më tej policinë si derën e parë hyrëse në sistemin e dënimeve dhe të drejtësisë. Më shpesh ne jemi ata që japim edh epërgjigjene parë ndaj paraqitjeve të dhunës në familje.", tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendëshme
Mes rekomandimeve, u tha të rishqyrtohet përbërja e e trupit koordinues nacional për implementimin e Konventës së Këshillit të Europës që duhet të përbëhet nga ekspertë të fushës.
FARIJE DAUTI BAKIU
