Maqedoni

Vaksina antikovid, Autoritetet: Është e sigurt, presim doza shtesë

15.12.2020 15:52

Autoritetet thonë se janë siguruar 833 mijë vaksina Përmes mekanizmit Kovacs....

Autoritetet thonë se janë siguruar 833 mijë vaksina Përmes mekanizmit Kovacs. Sasia shtesë, do të sigurohet përmes negociatave të drejtpërdrejta me kompanitë që krijojnë vaksinat, si dhe përmes Bashkimit Evropian i cili do të sigurojë 100 milion doza shtesë për vendet evropiane jashtë BE-së.
 
"Ballkani Perëndimor do të përfshihet në prokurimin e vaksinës që do të zbatohet nga BE për vendet e saj anëtare, dhe fqinji ynë Greqia po punon intensivisht për të marrë vaksinën së bashku me vendet e tjera të Evropës. Bullgaria, Polonia dhe shumë vende të tjera kanë ofruar ndihmë.", tha kryeministri Zoran Zaev.
 
Për të siguruar qytetarët Zave tha se do të vaksinohet ndër të parët . Në fillim të janarit do të vijnë frigoriferët për temperaturë prej -70 gradë, të cilat do të jenë donacion dhe do të jenë pjesë e sistemit ekzistues të magazinimit dhe shpërndarjes. Vaksinat, do të jenë falas për të gjithë qytetarët dhe përparësi do t'u jepet profesionistëve shëndetësorë, qytetarëve të moshuar mbi 60 vjeç dhe pacientëve me sëmundje kronike kardiovaskulare dhe të mushkërive.
 
"Unë i nxis qytetarët të mos nënshtrohen lajmeve të rreme dhe dezinformatave të shumta në lidhje me vaksinat. Vaksinat janë të sigurta, të testuara, kanë kaluar fazën e zakonshme të zhvillimit, këto janë praktikisht të njëjtat platforma në të cilat zhvillohen vaksinat për të gjitha sëmundjet e tjera dhe natyrisht licenca administrative nënkupton kontrollin e shumë proceseve në fushën e prodhimit dhe natyrisht studimet klinike. Qëllimi kryesor është mbrojtja e popullatës dhe mbi të gjitha ulja e rezultatit fatal të sëmundjes me Covid-19.", tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
 
UNICEF është i përfshirë në ndihmë në lidhjen e kontratave dhe transportimin e vaksinave në vendin tonë nga ai prodhues i cili do të përcaktohet nga sistemi Kovacs, tha Filipce, duke shtuar se Ministri Grek i Shëndetësisë vuri në dukje se vendi ynë mund të llogarisë në një pjesë të sasisë së parë që do të mbërrijë dhe do të shpërndahet në Greqi. Mekanizmi i tretë, është përmes ofertës së zyrës së delegacionit evropian në vendin tonë, për të cilin kanë bisedime intensive dhe me Pfizer dhe Astra Zeneka me të cilat ka  bisedime dhe negociata të drejtpërdrejta. 
 
FARIJE DAUI BAKIU