Maqedoni
Pronarët e lokaleve: Me kufizimet shtesë, do të kemi humbje të mëdha
15.12.2020 16:12
Edhe pse autoritetet arsyetojnë kufizimet e reja në oraret e punës së objekteve hotelerike...

Edhe pse autoritetet arsyetojnë kufizimet e reja në oraret e punës së objekteve hotelerike dhe bareve e restoranteve deri në orën 18:00 në periudhën para dhe pas Vitit të Ri, pronarët ekëtyre objekteve janë kategorikisht kundër. Çdo masë që bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve është e mirëseardhur, por duhet të mirret parassysh se humbjet në sektorin e gastronomisë janë të mëdha, thonë hotelierët për TVM 2. Ata nuk dakordohen me kufizimet sidomos në periudhë festash kur fitimet janë më të mëdha.
“Duheshte të subvencionohen këto lëmi të ciët me të vëtetë kanë dëme shumë të mëdha, që së paku të mund të mbijetojnë këtë krizë në këtë periudhë. Por me sa po shoh qeveria përveç që ka lëshuar dy tre rroga për të punësuarit, nuk ka masa tjera konkrete.”, tha Bejtullah Morina, pronar i hotelit.
“Këto masa mendojmë se do të kenë kundër efekt, për arsye se njerëzit të cilët do të mblidhen nëpër vila, pa dallim nëse ato janë nëpër male apo diku tjetër, shumë më pak do të jenë të kontrolluara dhe përhapja e sëmundjes mendoj që do të jetë më e madhe. Dëmet në sektorin e gastronomisë do të jenë të mëdha, për një kohë të gjatë nuk do të mund të rikuperohemi.”, tha Mihaill Mishev, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve-Ohër.
Festimet nëpër shtëpi, Filipçe: Ligji nuk i ndalon, por duhet vetëdijësim
E teksa ndalohen grumbullimet nëpër kafe e restorante, pyetja që shtrohet është se kush do të kontrollojë festimet në ambiejnte private. MInistri Filipce pranon se në këtë drejtim nuk mund të bëhet asgjë.
“Ndërhyjmë me ndalesa aty ku ligji na lejon dhe me rekomandime, atje ku ligji nuk na lejon. Ne provuam me ligj t’i ndalojmë tubimet dhe festimet familjare, por doli se kjo ishte antikushtetuese.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ministri Filipce apelon tek qytetarët që të jenë të vetëdijshëm se kjo krizë duhet të tejkalohet, vetëm nëse ata respektojnë reomandimet dhe nuk grupohen as për festa, duke u kthyer në klasterë të rinj potenciale.
ERSAN PAJAZITI
